Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se është duke i përcjellë qëndrimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes dje gjatë seancës e konstituive dhe sot.
Hoti thotë se partia e tij ka treguar vullnet për të ndihmuar për krijimin e institucioneve, por ai thotë se kjo s’bëhet me shantazh për zgjedhje nga Vetëvendosja.
“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”.

