Marrëveshje s’ka akoma, por takimet mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku po vazhdojnë.
Edhe sot, raportohet se dyshja do të kenë një diskutim tjetër, për çështjen e presidentit.
Deri më tash nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, megjithëse dy palët kanë lënë të kuptohet se do të ketë takimet të tjera.




