Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 13:15
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 1 gusht në fshatin Raushiq (Ramun) të Pejës.

I riu po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konfirmua rreth orës 01:10 të mëngjesit të 7 gushtit.

Aksidenti kishte ndodhur pasi drejtuesi i një veture, i moshës 52-vjeçare, dyshohet se kishte kryer një kthim të pasigurt, duke ia ndërprerë rrugën motoçiklistit që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, shtatë persona pësuan lëndime trupore, ndërsa më rëndë u lëndua motoçiklisti, i cili që nga dita e aksidentit ndodhej në gjendje kritike.

Rasti tashmë është rikualifikuar si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

rëndë25-vjeçarilënduar

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë
  • 12:34Qytetarët përplasen me Sami Kurteshin e VV-së