Një incident fizik është regjistruar para Kuvendit të Kosovës, gjatë protestës që po zhvillohet kundër ndryshimeve të Ligjit për Specialen.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet Sami Kurteshi i VV-së, duke u përballur me disa protestues të mbledhur para Kuvendit që nga orët e hershme të mëngjesit.
Sipas pamjeve, njëri prej protestuesve e kap Kurteshin, ndërsa ky i fundit, teksa përpiqet të largohet nga situata, shihet duke e goditur protestuesin në dorë.

