Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia: Procesi zgjedhor në rajonin e Pejës po zhvillohet pa incidente

GD
Gazeta Demos7 qershor 2026 në 15:52
Policia: Procesi zgjedhor në rajonin e Pejës po zhvillohet pa incidente

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi, tha se gjatë ditës është trajtuar një ankesë e paraqitur nga një qytetar, i cili pretendonte se po ushtrohej presion ndaj votuesve.

Sipas tij, rasti lidhet me ministrin në detyrë Elbert Krasniqi dhe deputetin Veton Berisha, ndërsa menjëherë pas pranimit të informacionit policia dhe hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka filluar ta trajtojë rastin. Rastin e kanë trajtuar hetuesit rajonalë në koordinim me prokurorin e shtetit. Pas përfundimit të procedurave, prokurori ka konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale për të iniciuar rast. Rasti mbetet me shënim zyrtar, procesi vazhdon siç ka vijuar më parë”, deklaroi Gashi për mediumin publik.

Ai konfirmoi se në kuadër të këtij rasti janë intervistuar personat e përfshirë në procedurë, përfshirë ankuesin Veton Berisha dhe ministrin në detyrë Elbert Krasniqi.

“Janë marrë dëshmitë, edhe ankuesi edhe zoti Krasniqi, si dhe dëshmitarët. Hetuesit rajonalë i kanë kryer intervistat, ka qenë edhe prokurori i shtetit dhe ka konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Rasti ka mbetur me shënim zyrtar”, tha Gashi.

Nga ana tjetër, lidhur me raportimet për vendosjen e flamurit të Serbisë në objektin e një qendre votimi në Gorazhdec të Pejës, zëdhënësi i policisë tha se flamuri është larguar brenda një kohe të shkurtër nga stafi i shkollës.

“Është vërejtur flamuri i Republikës së Serbisë në objektin e shkollës ku ndodhej vendvotimi. Pas një kohe shumë të shkurtër ai është hequr nga stafi i shkollës dhe gjithçka ka vazhduar normalisht”, deklaroi Gashi për RTK.

Sipas Policisë së Kosovës, deri në orët e mesditës procesi zgjedhor në rajonin e Pejës është zhvilluar pa pengesa dhe pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e votimit.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve
  • 10:16Me kallash në dasmë, katër persona arrestohen Malishevë
  • 10:15Kapen tri gjedhe pa dokumente në një kombi, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë