Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 11:02
Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen

Partia Demokratike  Kosovës ka ndërmarrë një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës. Ky veprim është ndërmarrë pas vendimit të Speciales për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në Projektligj, një prej ndryshimeve themelore që propozohet është lartësia e dënimit maksimal nga Dhomat e Specializuara e që sipas ndryshimit saktësohet deri në 15 vjet burg.

Në Nenin 15 të këtij Projektligji thuhet se Neni 44, paragrafi 1 i Ligjit për Dhomat e Specializuara zëvëndësohet me tekstin në vijim.

“Dhomat e Specializuara mund t’i shqiptojnë personit të dënuar dënim me burgim në kohëzgjatje jo më të gjatë se pesëmbëdhjetë (15) vjet, në përputhje me parimin e zbatimit të ligjit më të favorshëm (lex mitior).“, thuhet në Nenin 15 të Projektligjit.

Në Nenin vijues të Projektligjit thuhet se dënimi i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës vuhet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Neni 50 i Ligjit Nr. 05/L-053 ndryshohet si në vijim:

“Dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara vuhet në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Institucioni konkret korrektues caktohet nga autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dënimit, kushtet e sigurisë dhe rrethanat individuale të personit të dënuar.“”, thuhet në dokumenin e siguruar nga Express.

Një element tjetër në Projektligj është çështja e faljes nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Sipas ndryshimeve të propozuara nga PDK, personat që janë subjekt i aktgjykimeve të formës së prerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës mund të jenë subjekt i faljes individuale nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

“Neni 51 i Ligjit Nr. 05/L-053 ndryshohet si në vijim:

“Pavarësisht dispozitave të Ligjit nr. 03/L-101 për Faljen, personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë nga Dhomat e Specializuara mund të jenë subjekt i faljes individuale nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Kriteret, kushtet dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin nr. 03/L-101 për Faljen zbatohen edhe për personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara.“”, thuhet tutje në Projektligjin e propozuar nga PDK.

kosovësdhomatspecializuara

Të ngjashme

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

20:16
Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

19:31
Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

18:23
Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

16:25

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla
  • 20:42Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
  • 20:34Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet
  • 20:28Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni
  • 19:56Paralajmëron Limaj: Brenda dy vjetësh kemi zgjedhje