Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 10:31
Gashi: LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e partisë së tij gjatë 18 muajve të fundit, duke thënë se ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve e kanë bërë të vështirë për votuesit ta kuptojnë se për çfarë qëndron LDK-ja.

Në një reagim të publikuar në facebook, Gashi ka përmendur kalimin e LDK-së nga qëndrimi “me Kurtin nuk bisedojmë”, te kërkesa për zgjedhje, më pas te bashkëqeverisja dhe së fundmi te ideja për zgjedhjen e përbashkët të presidentit.

“Votuesi nuk ka faj. Nuk e ka të lehtë ta kuptojë se për çka qëndron LDK-ja, kur për 18 muaj kaluam nga ‘me Kurtin nuk bisedojmë’, te ‘duam zgjedhje’, pastaj ‘duam bashkëqeverisje’, e tani te ‘hajde ta bëjmë bashkë Presidentin’”, ka shkruar Gashi.

Ai ka kritikuar edhe situatën politike në vend, duke thënë se Kosova ka shkuar në tri palë zgjedhje dhe rrezikon edhe të katërtat, ndërsa vendi mbetet pa qeveri dhe pa institucione funksionale.

Gashi ka akuzuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje se po tentojnë të gjejnë “gjashtë deputetë të LDK-së” si fajtorë për dështimin për ta nënshtruar, sipas tij, LDK-në dhe Kosovën.

“Ku janë parimet? Ku është konsistenca? Ku është drejtimi? Ku është ideali?”, ka pyetur ai, duke shtuar: “LDK-ja nuk nënshtrohet dhe nuk shantazhohet. Kot e keni.”

Gashi ka bërë thirrje për rikthim te parimet dhe identiteti politik i LDK-së.

“Kosovës i duhet LDK-ja e vërtetë: një LDK që ka politika, programe, aleanca dhe vizion për zhvillimin e vendit; një LDK që bashkëpunon, por që nuk e humb identitetin dhe parimet e saj”, ka shkruar ai.

gashikurtinpalë

Të ngjashme

Takimi me Kurtin, Hamza e Rama mbërrijnë në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Takimi me Kurtin, Hamza e Rama mbërrijnë në Qeveri

16:33
Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

16:04
Ursula von der Leyen takohet me Kurtin

Ursula von der Leyen takohet me Kurtin

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 11:49Haziri për ditën e 18-të të protestës: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar
  • 11:34Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
  • 11:33Komisioni për Legjislacion ngarkohet për ta trajtuar Ligjin për Specialen
  • 11:03Merz uron Kurtin: Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike
  • 11:02Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen