Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rajonin e Hanit të Elezit, ku dy persona të dyshuar që ndodheshin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet e ditur se dje rreth orës 19:00, policia ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës, duke përdorur rrugë ilegale,
Pavarësisht tentativës së policisë për ta ndaluar automjetin, ky i fundit nuk është ndalur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një hendek.
