Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë javës 09–15 Shkurt 2026 kontrolle intensive të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në kuadër të planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 929 pika kontrolli, ku janë kontrolluar gjithsej 2,366 mjete kamionësh dhe autobusësh.
Nga këto kontrolle, për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
