Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 21:25
Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka tentuar të fusë kontrabandë brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftzmit zyrtar, rasti është parandaluar sot pas informacioneve të pranuara nga institucionet e sigurisë. Gjatë një kontrolli të qëllimshëm në hyrje të institucionit, është ndaluar zyrtari korrektues me inicialet S.D., tek i cili janë gjetur të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste brenda qendrës korrektuese.

Menjëherë pas zbulimit të rastit janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit. I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente të drejtësisë.

SHKK ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive të tilla negative dhe do të veprojë në përputhje me ligjin ndaj çdo individi të përfshirë, pa përjashtim”, thuhet në njoftim, duke theksuar se nuk do të tolerohet asnjë veprim që rrezikon sigurinë dhe integritetin e institucioneve korrektuese.

Shkk

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:41Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik
  • 22:39Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten
  • 22:31Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së