Pas përfundimit të përplasjes gjyqësore mes ministrit Elbert Krasniqi dhe Sejdo Berishës, avokati Artan Kastrati ka thënë se "ky proces duhet parë edhe në sferën e përgjegjësisë që bart çdo deklaratë e pavërtetë e bërë publikisht aq me tepër kur në këtë rast kishim të bënim për një kontest pronësor privat mes familjes Krasniqi dhe Berisha e që nuk ishte fare ne interes të informimit të publikut, ku ngjarja ishte përcjellë me deklarata te pavërteta fyerje, shpifje dhe pastaj edhe me nxitje të urrejtjes ndaj z.Krasniqi dhe familjarëve të tij.
Në këtë epilog përtej bazes juridike, mesazhi kryesor është i qartë: liria e shprehjes nuk është e pakufizuar. Kur një deklaratë cenon reputacionin e një personi dhe familjarve te tij përmes shpifjeve dhe fyerjeve, ligji parashikon mekanizma për të kërkuar përgjegjësi dhe ky fakt eshte vertetuar edhe ne kete rast te cilin e kemi perfaqesuar" deklaroi Kastrati.
Ai konfirmoi se gjatë seancës gjyqësore i padituri i ka kërkuar falje ministrit Krasniqi , duke u zotuar se në të ardhmen do të përmbahet nga deklarime të tilla.

