Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Përplasja në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Policia: Nuk ka elemente për inicim të rastit

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 18:48
Përplasja në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Policia: Nuk ka elemente për inicim të rastit

Seanca e 14-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, të mërkurën nuk përfundoi ashtu siç nisi.

Shkak për këtë, ishin përplasjet verbale dhe fizike mes asamblistëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Madje këtu, u tentua që hesapet të qërohen edhe në korridor. Për gjithë këtë, asamblistët e PDK-së, thonë se iu drejtuan edhe organeve të rendit.

“Unë me asamblistin tonë zotin Artan Berisha, kemi qenë në polici edhe përafërsisht nja orë kanë ndenjur në hetuesi duke dhënë deklaratë edhe duke përshkruar rastin se çka ka ndodhur. Sa i përket gjendjes jashtë, nuk ka pasur ndonjë konflikt fizik ose ndonjë goditje përveç fërkimeve, edhe i falënderoj edhe njëherë publikisht të gjithë asamblistët, të gjitha partive edhe të gjitha aktorët e tjerë që kanë tentuar me amortizuar situatën”, ka thënë Shkelqim Ibrahimi-asamblesit i PDK-së në këtë komunë, raporton Teve1

Por, pavarësisht se rastin e paraqitën në polici, këta të fundit për Tëvë1 thonë se nuk ka elemente për inicim të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin kanë trajtuar ngjarjen, sipas prokurorit nuk ka elemente për inicim të rastit”, kanë thënë nga policia.

E nga Vetëvendosje në këtë qytet, një ditë pas rastit, thonë se skenat e tilla nuk i bëjnë nder askujt.

“Kështu ne kemi pasur edhe një takim me shefat e grupeve parlamentare dhe aty e kemi potencuar se kjo çfarë ka ndodhur sot është e papranueshme. Kjo nuk i bën nder askujt, sepse në këtë seancë të kuvendit komunal ne i kemi pasur disa pika shumë të rëndësishme për zhvillimin e Mitrovicës”, tha Kushtrim Zeneli-asamblesit i LVV-së.

Të mërkurën, edhe Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e mohoi se pati përplasje fizike mes asamblistëve.

rastitkomunalpolicia

Të ngjashme

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

18:02
E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

10:12

Më shumë nga Lajme

  • 20:23A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura
  • 20:20Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Një fitore për ne
  • 20:17Ismajli pas vizitës te Kadri Veseli: Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon në apel
  • 20:17Ardian Gjini del në terren bashkë me strukturat e Aleancës, takon biznese e qytetarë në Prizren
  • 20:16FSK hap nesër dyert për qytetarët, organizohet “Dita e Forcës”