Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë nesër aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast kazermat e saj do të jenë të hapura për vizitorët.
FSK-ja ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, duke u dhënë mundësi qytetarëve të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.



