Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar të moshuarit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në kryeqytet.
Rama ka thënë se në këtë shtëpi, kanë shtuar staf të ri, duke rritur përkujdesjen për të moshuarit.
“I lumtur që në “Shtëpinë e të Moshuarve”n’Kryeqytet, kemi arrit me i shtu kapacitetet me staf të ri. Mjeke, infermiere, punëtorë kujdesi, staf administrativ e teknik që me zemër janë çdo ditë pranë të moshuarve tanë”, ka shkruar Rama.
