Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Përmbytjet në Shqipëri, uji nis të tërhiqet në disa zona

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 17:05
​Përmbytjet në Shqipëri, uji nis të tërhiqet në disa zona

Në ditën e pestë të reshjeve të shiut, situata vazhdon të paraqitet problematike në disa zona të Shqipërisë, teksa raportohet se niveli i lumit Vjosa ka rënë në nivelin e zakonshëm. Në Qarkun e Vlorës uji është tërhequr nga banesat dhe tokat bujqësore, dhe lumi Vjosë ka rënë në nivelin katër metra duke bërë që lumi të jetë brenda shtratit.

Edhe në Maliq të Korçës situata e reshjeve është përmirësuar, por shiu i ditëve të mëparshme ka sjellë dëme të mëdha për 150 familje duke i përmbytur banesat dhe tokat bujqësore. Në Korçë mendohet se u përmbytën 300 hektarë tokë me drithëra, ndërsa në Pogradec u përmbytën 25 hektarë tokë bujqësore të kultivuara me rrush dhe drithëra.

Në tërë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte ose çadra. Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar 110 hektarë sera të mbjella me perime të stinës.

Ndërsa vetëm Bashkia Dimal mendohet që në ujë të ketë 500 hektarë, ku fshati më i dëmtuar është Goriçani, pasi reshjet e shiut tashmë kanë kalbur prodhimin bujqësor. E njëjta situatë paraqitet në fshatin Çiflig dhe Arrëz. Ndërsa në Sarandë afërsisht 500 hektarë tokë bujqësore është nën prezencën e shiut, deri më tani në këtë bashki numri i bagëtive të mbytura në stalla shkon në 700.

Shumë toka bujqësore janë përmbytur si pasojë e çarjes së argjinaturës Çukë-Bërdënesh, gjithashtu janë përmbytur edhe 15 magazina me baza ushqimore të përmbytura.

Reshjet e shiut kanë ndikuar që në disa zona të thella në jug të vendit shumë fshatra po përballen edhe me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, raporton tch.

shiushqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme
  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë
  • 13:26I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij
  • 13:21Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete, vendi është pa shef të shtetit