Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu.
Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.
Në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet A.O , i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje. Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.
