Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, përfaqësues të nivelit lokal e qendror, qytetarë e familjarë të shumtë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
