Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja 81.29%

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 21:03
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja 81.29%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës, ndërkohë në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

“Ju njoftojmë se deri në këtë kohë ka përfunduar votimi në 25 përfaqësitë diplomatike në shtetet, si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas kohës lokale në Kosovë, në orën 01:00 pas mesnatës, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada”, ka thënë Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Ai tregoi se gjatë gjithë ditës së sotme, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe nga zyrtarët e shërbimit votues u janë ofruar udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e votimit sipas ligjit dhe procedurave.

“Në përgjithësi, nga komunikimi i vazhdueshëm, procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë. Në emër të KQZ-së, falënderojmë shefat dhe stafin e misioneve diplomatike dhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimit për angazhimin e tyre gjatë ditës së sotme”, theksoi ai.

Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues.

Radoniqi tha se, sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë.

Kryesuesi i KQZ-së e mbylli konferencën e sotme me një apel lidhur me procesin votues të së dielës në Kosovë.

“Apel për të gjithë Këshillat e Vendvotimeve, Komisioneve Komunale që të jenë në nivel detyre, të respektojnë ligjin rregullat zgjedhore të KQZ. Na pret një ditë e gjatë nesër, ku duhet të iu ofrojmë qytetarëve të drejtën e votës, andaj shpresojmë që të gjithë jemi në nivel detyre e të respektojmë rregullat e ligjin. U urojmë të gjithëve një ditë të mbarë”, tha Radoniqi.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Syla: Kemi informacione se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale
  • 20:12Çitaku: Nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja
  • 20:12Kurti bën homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK'së, pa asnjë ushtar të Batalionit “Atlantiku”
  • 19:49Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së
  • 19:47“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë s’mbetet t’i dhimbsemi askujt”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës