Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundojnë përgatitjet për “Marshin për Liri”, Tasholli: Marshi do të jetë shumë masiv

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 12:44
Përfundojnë përgatitjet për “Marshin për Liri”, Tasholli: Marshi do të jetë shumë masiv

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë përfunduar përgatitjet e fundit për “Marshin për Liri”, i cili nis sot në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nga platforma “Liria Ka Emër” kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, ndërsa marshi zhvillohet para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale, të paralajmëruar për 16 shtator.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se bazuar në interesimin dhe gatishmërinë e qytetarëve, pritet që marshi të jetë masiv.

“Marshi me siguri do të jetë shumë masiv, edhe në bazë të asaj se çka kemi parë në terren edhe entuziazmit edhe gatishmërisë së njerëzve, në thirrjen tonë qytetare që të marshojnë për liri nën moton ‘Kosova po pret’”, tha ai.

Tasholli ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” janë duke u përfunduar detajet e fundit të përgatitjeve, ndërsa bina tashmë është gati për nisjen e aktivitetit.

“Tashmë e shihni, bina është gati, në përfundim janë do të thotë detajet e fundit, që e rrumbullakësojnë edhe nisjen e këtij marshi qytetar, që ka për qëllim të përçojë një mesazh shumë të rëndësishëm, që Kosova me të vërtetë po pret, po i pret çlirimtarët në shtëpinë e tyre”, tha Tasholli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të nisen më herët drejt Prishtinës, në mënyrë që në orën 14:00 të përcillet mesazhi i organizatorëve.

“Po, i ftoj le të vijnë sa më herët, Prishtina e ka zemrën e madhe, po i uron mirëseardhje të gjithë qytetarëve të saj, edhe le të nisen sa më herët sepse është shumë e rëndësishme që sot të përçojmë një mesazh bashkë në ora 14:00, që Kosova po pret. Jemi duke i pritur të gjithë”, tha ai. EO

marshitasholliliri

Më shumë nga Lajme

  • 16:29Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës
  • 16:13Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave
  • 16:08“Gjumi s’ka me iu nxanë”, mesazhet e protestuesve në Prishtinë përmes pankartave
  • 16:08Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE
  • 16:07Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin