Zgjedhjet në Serbi, në të cilat fitoi Lista e Studentëve, shkaktuan shumë reagime në rajon.
Edhe para se Lista e Studentëve të fillonte të formonte një qeveri të re serbe , kryeministri slloven Janez Janša u kishte dhënë atyre një ultimatum. Ai shkroi se derisa të dorëzonin të gjitha arkivat e UDBA-së, Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe shërbimeve të tjera të ish-Jugosllavisë, Sllovenia nuk do ta mbështeste hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian, raporton Dnevnik.hr
Në vend që të përgëzonte fituesit absolutë të zgjedhjeve serbe, Janša shkroi se Sllovenia do ta mirëpriste vendimin e autoriteteve të reja për të përshpejtuar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por me një kusht.
“Ne nuk do të japim pëlqimin për asnjë përparim derisa Serbia t’ia dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e UDBA-së, SDV-së, JNA-së, ZSNZ-së dhe shërbimeve të tjera të ish-RSFJ-së që lidhen me Slloveninë.”
Pas këtij postimi në X, ai ndau edhe një mesazh nga Igor Omerza në lidhje me Komisioneren Europiane për Zgjerim, Marta Kos , e cila, pas fitores së Listës së Studentëve, shkroi se dyert e Bashkimit Europian ishin të hapura për Serbinë. Postimi i Omerzës i referohet librit të tij për Marta Kos, në të cilin ai thotë se Komisionerja bashkëpunoi me UDBA-në.
