Pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe fotografi të personave që ishin përgjegjës për sigurimn e jetës së Arlinda Zekajt janë parë në protestën që pritet të nisë pas pak çasteve në Prishtinë.
Disa prej tyre janë fotografitë e vendosura, me fytyrat e disa prej përgjegjësve, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj.
Këtyre fotografive u është vendosur në dorë një sëptatë, pasi Arlinda Zekaj u vra me një mjet të tillë nga ish-kunati, Albert Sylaj.


