Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Akuzohet se ia mori jetën një personi në Prishtinë, Arblind Pireva: Ishte veprim në vetëmbrojtje

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 11:50
Akuzohet se ia mori jetën një personi në Prishtinë, Arblind Pireva: Ishte veprim në vetëmbrojtje

Në seancën fillestare të së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Arblind Pireva u deklarua i pafajshëm për vrasjen e A.H., në maj të vitit 2026 në Prishtinë.

Ai kundërshtoi cilësimin e veprës penale, duke thënë se ishte vrasje në vetëmbrojtje.

“Aktakuzën në cilësinë juridik e kundërshtoj, për këtë akuzë që u lexua deklarohem i pafajshëm se nuk qëndron ky cilësim juridik. Qëndron vrasje në vetëmbrojtje”, deklaroi i akuzuari Pireva, raporton “Betimi për Drejtësi”

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj.

Pastaj, gjyqtari i rastit, Gazmend Bahtiri, njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se në afat prej 30 ditësh mund të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore e Prishtinës ngarkon të akuzuarin Arblind Pireva se më 27 maj 2026, në koridorin e një objekti banesor në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të mëparshme me tani të ndjerin A.H., lidhur me një borxh, me dashje për ta privuar nga jeta e qëllon tri herë me armë zjarri.

Sipas aktakuzës, nga të shtënat, tani të ndjerit A.H., i janë shkaktuar lëndime në kokë, gjoks dhe pjesën e sipërme të këmbës së majtë, si pasojë e të cilave humb jetën.

Pas të shtënave, aktakuza thotë se i pandehuri Pireva i afrohet viktimës, ia merr telefonin dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me datë, vend dhe kohë të njëjtë, i akuzuari Pireva ka poseduar dhe përdorur pa autorizim përkatës ligjor armën e zjarrit të llojit “Revolver” me të cilën ka qëlluar ndaj A.H.

Me këtë, i akuzuari Arblind Pireva ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1.6 të Kodit Penal, dhe veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

pirevaprishtinëarblind

Të ngjashme

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital

10:28

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
  • 14:07Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
  • 14:04Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik
  • 14:03Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj
  • 13:56Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia