Është pensionuar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Mataj.
Pasi kreu detyrën e tij në UÇK, Mataj iu bashku edhe radhëve të TMK-së e së fundmi edhe të FSK-së.
I njëjti u vlerësua për kontributin e dhënë në sigurinë e vendit, departament në të cilin shërbeu pothuajse për një jetë.
Pensionim të mbarë i ka uruar edhe bashkëluftëtari i tij, Muhamet Avdijaj i cili e përshkruan Matajn njeri me karakteristika të veçanta e të rralla.
“Urime pensionimin, bashkëluftëtari im Xhevdet Mataj! Nga ditët më të vështira në radhët e UÇK-së, te shërbimi në TMK e deri në FSK, jeta jote ishte e lidhur me një ideal të vetëm – Kosovën. Sot mbyllet një kapitull i uniformës, por kurrë ai i nderit, sakrificës dhe respektit që ke fituar.
Faleminderit për çdo hap, çdo sfidë dhe çdo kontribut që i dhe vendit tonë. Pensionohet ushtari, por jo luftëtari. Emri dhe vepra jote do të mbeten gjithmonë shembull për brezat që vijnë. Të uroj shëndet, jetë të gjatë, lumturi pranë familjes dhe ta gëzosh pensionimin me krenarinë që e ke fituar me nder. Misioni për Atdheun vazhdon”.