Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kërkesën e presidentes Osmani e sheh nga prizmi pozitiv.
“Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzu të drejtën kushtetuse që ka edhe si garantuese e funbksionimit demokratik të institucioneve, ndoshta edhe me korrektu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak se në një cështje dhe interpretim të tillë nuk i ka ndihmu shumë institucioneve dhe mundësisë së konstituimit të kuvendit. Kështu që unë e shoh në frymën dhe prizmin pozitiv për me mujt me evitu një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme cka pas një afati të tillë”, tha ai.