Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se si kjo gjykatë po e paraqet transparencën e punës së saj.
Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për konferenca të shumta për ta kuptuar drejtësinë, por për procese gjyqësore të paanshme, transparencë dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut
“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagim.

