Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 18:41
Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

“Në Paris me miq të Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti, një ditë para nisjes zyrtare të Forumit të Paqes në Paris. Nga ku thotë se është takuar me personalitete “që në forma të ndryshme janë të lidhur dhe kanë kontribuuar për vendin tonë, për çka u jemi përherë falënderues e mirënjohës”.

Në një postim në profilin e tij në FB, Kurti shkruan:

Alain Richard, ish-ministër i Mbrojtjes dhe mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur krimet e luftës dhe spastrimin eknik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror i Serbisë më 1999; Gilles Pernet, oficer i ushtrisë dhe ish-administrator i lartë në Departamentin e Çështjeve Strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes, bashkautor i librit “Kosovo: récits sur la construction d’un État”, me Sébastien Gricourt, mikun e çmuar dhe përkrahësin e madh të Republikës sonë; Véronique Nahoum-Grappe, antropologe dhe studiuese, kërkimet e së cilës janë të përqëndruara te dhuna seksuale në luftra e konflikte, e cila ka qenë e angazhuar për Kosovën që nga vitet e ’90-ta dhe është autore e librit, “Kosovo: un drame annoncé”. Ajo është e bija e filozofit dhe sociologut të famshëm Edgar Morin; Frédérique Duversin, drejtore e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, përkrahëse e popullit dhe shtetit tonë që nga dekada e fundit të shekullit të kaluar, sikurse promovuese e kulturës e mbështetëse studentëve e artistëve tanë dhe artit e kulturës sonë; Florence Hartmann, gazetare dhe ish-korrespondente e Le Monde, njohëse e drejtësisë ndërkombëtare dhe e Ballkanit Perndimor, këshilltare dhe zëdhënëse e ish-kryepokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë. Autore e disa librave, përfshirë atë “Milosevic, la diagonale du fou”.

Biseduam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm ekonomik, për investimet në siguri e në mbrojtje, për aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit dhe angazhimin për korrigjimin e tij në apel, për planet në mandatin e ri qeverisës dhe për rolin e rëndësishëm të Francës në rrugën e Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.


pariskosovëskurti

Të ngjashme

Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

16:44
Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

Anketa: Afro 90% e shqiptarëve të Kosovës kanë qëndrim negativ ndaj Speciales, 80.2% kërkojnë shfuqizimin e saj

16:05
Çitaku: PDK s’ka hequr dorë nga Ligji për Specialen, po diskutojmë me VV-në për procedurën

Çitaku: PDK s’ka hequr dorë nga Ligji për Specialen, po diskutojmë me VV-në për procedurën

15:50
Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë

Deklarata e Pavarësisë zëvendësohet me filigran në Presidencë

15:48

Më shumë nga Lajme

  • 19:27Fotografia e Rugovës ende në Presidencë, Visar Berisha godet LDK-në: Kur periferia t'bahet qendër, e qendrës nuk guxon m'i ra
  • 19:19Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
  • 19:19“Naseri u ardhë dhe na ka thënë se Donjeta është zhdukur, ku e ka ditë ai?“ – Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj
  • 18:52Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
  • 18:45Rapotohet se Liburn Aliu është dorëhiqur nga drejtimi i Portit të Durrësit