Mjeku Visar Berisha, djali i ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha, ka kritikuar reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër presidentes Justina Shiroka-Pula.
Reagimi i tij vjen pas pretendimeve të LDK-së se është larguar fotografia e Ibrahim Rugovës nga Presidenca, ndonëse ajo vazhdon të gjendet aty.
Kritika merr peshë edhe për shkak të prejardhjes familjare të Berishës. Babai i tij, Kolë Berisha, ishte bashkëpunëtor i afërt i Rugovës dhe nënkryetar i LDK-së.
“Kur periferia t’bâhet qendër, e qendrës nuk guxon m’i ra!”, e ka nisur reagimin Berisha.
Ai ka kritikuar LDK-në për përqendrimin te fotografia e Rugovës, në vend të opozitarizmit dhe mbrojtjes së idealeve politike të ish-presidentit.
“Merresh me atë që s’të takon e nuk bân opozitë, sepse sdin mâ kush se a ka mbetë diçka me kundërshtue apo janë thye tona qëndrimet”, ka shkruar ai.



