Pas reagimeve të shumta lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe asaj të Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e Presidencës, ka ardhur edhe një sqarim nga ky institucion, shkruan Gazeta Metro.
Bekim Kupina, zyrtar për informim në Presidencën e Kosovës, ka thënë se asnjëra prej tyre nuk është larguar nga zyra e Presidencës.
“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, deklaroi Kupina për Gazetën Metro.




