Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sahatçiu kritikon Ramën e Ismailin: Mjerisht ky është veç fillimi!

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 18:37
Sahatçiu kritikon Ramën e Ismailin: Mjerisht ky është veç fillimi!

Ish-nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas votimit të propozimit që lidhet me shfrytëzimin e hapësirave në lagjen Ulpiana për nevoja të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sahatçiu ka kritikuar vendimin, duke thënë se në Prishtinë ka hapësira të shumta të betonizuara që, sipas saj, mund të shfrytëzohen për një nevojë të përkohshme, pa prekur një lagje dhe hapësirat e saj.

“Me gjithë hapësirat e betonizuara që i ka Prishtina, me shku me prek një lagje si Ulpiana për me akomodu një ngjarje që ndodh veç një herë, është e pafalshme”, ka shkruar Sahatçiu.

Ajo ka shtuar se mijëra metra katrorë hapësira të tjera mund të përshtaten për nevoja të përkohshme që lidhen me Lojërat Mesdhetare 2030.

Sahatçiu ka thënë se e ka ndjekur seancën e Kuvendit Komunal për të kuptuar arsyetimin e votimit, ndërsa ka shprehur bindjen se në ditët në vijim mund të publikohen edhe pamje dhe projekte që synojnë të bindin qytetarët se hapësirat e gjelbra në Ulpianë do të ruhen apo edhe shtohen.

Në reagimin e saj, ajo e ka lidhur këtë vendim edhe me zhvillimet politike dhe koalicionet në nivel komunal.

“Dorën në zemër, nuk do të duhej me më çudit as votimi i këtij propozimi. Sepse, kështu është kur i shkel parimet për me u kthy prapë në të njëjtin koalicion”, ka shkruar Sahatçiu, duke drejtuar indirekt kritika ndaj Uran Ismaili.

sahatçiukritikonramën

Më shumë nga Lajme

  • 19:27Fotografia e Rugovës ende në Presidencë, Visar Berisha godet LDK-në: Kur periferia t'bahet qendër, e qendrës nuk guxon m'i ra
  • 19:19Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
  • 19:19“Naseri u ardhë dhe na ka thënë se Donjeta është zhdukur, ku e ka ditë ai?“ – Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj
  • 18:52Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
  • 18:45Rapotohet se Liburn Aliu është dorëhiqur nga drejtimi i Portit të Durrësit