“Çdo ditë vijmë me shpresën se se do të ketë reflektim që Kuvendi të konstituohet dhe të hyjmë në afat ligjore dhe kushtetuese për mandatimin e Qeverisë. Ky është interes i Kosovës, pa hyrë në interesa personale dhe partiake”, tha Peci.
Ai kundër opsionit që përnjëherësh të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
“Mendoj se duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të kemi Kuvendin e konstituar dhe Qeverinë. Nuk mendoj e shkuarja në zgjedhje lokale dhe parlamentare përnjëherësh nuk janë në interes i Kosovës. Ka disa indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje. Kushdo që bën lëvizje drejt konstiuimit të Kuvendit, shoqëria kosovare i vlerëson ata që tregohen bashkëpunues”, tha Peci.