Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pavarësisht aprovimit të huamarrjes në Qeveri, punëtorët e RTK-së ende pa rroga – Sindikata paralajmëron protestë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 19:50
Pavarësisht aprovimit të huamarrjes në Qeveri, punëtorët e RTK-së ende pa rroga – Sindikata paralajmëron protestë

Para disa ditësh qeveria në detyrë e Kosovës aprovoi kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga. Lidhur me këtë ka reaguar sot përmes një komunikate Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK). Nga kjo sindikatë thuhet se pavarësish huamarrjes, punëtorët e RTK-së janë ende pa rrogën mujore.

Sindikata ka kërkuar që të informohen se deri ku ka shkuar procesi i transferimit të pagave dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë.

‘‘Ju bëjmë thirrje që ta përshpejtoni këtë proces, pasi vonesa ka dëmtuar rëndë punëtorët e RTK-së dhe vetë institucionin tonë. Punëtorët presin me të drejtë pagën për punën që e kanë kryer, dhe kjo situatë është e papranueshme’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Në komunikatën e sindikatës paralajmërohet edhe protestë dhe bojkot nëse deri të premten nuk bëhet shpërndarja e pagave.

Komunikata:

KËRKESE ZYRTARE

drejtuar:

• Menaxhmentit të RTK-së

• Qeverisë së Republikës së Kosovës

• Ministrisë së Financave

Të nderuar,

Jemi të detyruar t’ju drejtohemi me këtë kërkesë lidhur me procesin e transferimit të pagave për punëtorët e RTK-së.

Siç dihet, të premten e kaluar është marrë vendimi në parim për buxhetin e RTK-së. Megjithatë, deri më sot – dita e 19 pa paga – të gjithë punëtorët e RTK-së vazhdojnë të jenë pa pagën e tyre mujore, për të cilën kanë punuar.

Kërkojmë të informohemi qartë deri ku ka shkuar procesi i transferimit të pagave dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë.

Ju bëjmë thirrje që ta përshpejtoni këtë proces, pasi vonesa ka dëmtuar rëndë punëtorët e RTK-së dhe vetë institucionin tonë. Punëtorët presin me të drejtë pagën për punën që e kanë kryer, dhe kjo situatë është e papranueshme.

Prandaj, presim përgjigje të qartë dhe shpërndarje të menjëhershme të pagave për punëtorët e RTK-së.Në të kundërt, do të jemi të detyruar t’i kthehemi formave ligjore që na i lejon ligji për organizimin sindikal.

Ju rikujtojmë se protesta e paralajmëruar u anulua në shenjë mirëbesimi dhe për të dëshmuar se nuk kemi asnjë interes tjetër përveç mbrojtjes së RTK-së dhe punëtorëve të saj.

Presim përgjigje konkrete nga të gjithë akterët institucionalë më së voni deri të premten.

Nëse deri të premten nuk bëhet shpërndarja e pagave, protesta dhe format e bojkotit të lejuara me ligj do të fillojnë të hënën në orën 09:30.

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 21:41Limaj: U gjykuan pozitat e tyre në UÇK, jo individët, kjo është goditje e madhe për shtetin
  • 21:31Deputetja e VV për Specialen: S’mundemi me hartu projektligj pa u siguru nga mbrojtja se nuk na shkakton probleme në Apel
  • 21:30Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndjejnë peshën e kësaj historie
  • 21:28Kryeziu-Hyseni: Nëse PDK do ta kishte të parën çështjen e Presidentit, do të besoja se seriozisht po duan t’i qasen ligjit për Specialen
  • 21:17Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Hap i mirë politik