Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Pas tërheqjes së Sejdiut, Kusari-Lila: Kosova po rrezikon të kthehet sërish në zgjedhje

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 22:05
​Pas tërheqjes së Sejdiut, Kusari-Lila: Kosova po rrezikon të kthehet sërish në zgjedhje

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke thënë se ky zhvillim tregon për hendekun e madh dhe sistemin e lënduar politik në vend.

Kusari-Lila deputete e Vetëvendosjes (koalicion parazgjedhor me VV-në) shkruan në Facebook se Sejdiu ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ishte mbështetur nga koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas saj, mungesa e konsensusit e dëmtoi procesin.

“Tërheqja e Prof. Bekim Sejdiut nga gara për President, pasi u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet nga koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, tregon edhe një herë për hendekun e madh dhe sistemin e lënduar politik në vendin tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se mosgatishmëria për të parë përtej inatit politik, edhe kur në mes është funksionimi i shtetit, është mungesë serioze e pjekurisë dhe konsistencës politike.

Sipas saj, çmimi i kësaj qasjeje nuk paguhet vetëm nga partitë politike, por edhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës.

Kusari-Lila ka theksuar se marrëveshja për Sejdiun nuk ishte marrëveshje për një pozitë personale apo për përfitim partiak, por për stabilitetin institucional dhe dinjitetin e zyrës së presidentit.

“Marrëveshja për Prof. Bekim Sejdiun nuk ishte marrëveshje për një pozitë personale. Ishte për një funksion shtetëror. Nuk ishte për përfitim partiak, por për stabilitetin institucional dhe dinjitetin e zyrës së Presidentit të Republikës”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Sejdiu kishte bagazh akademik, integritet personal e profesional dhe gatishmëri për ta pranuar nominimin në një moment të ndjeshëm për vendin.

Sipas Kusari-Lilës, tërheqja e tij, pas zvogëlimit të shanseve për konsensus, tregon më shumë për humbjen dhe dëmin që po i bëhet shtetit sesa për ndonjë fitore politike të një krahu ndaj tjetrit.

“Me këtë tërheqje kemi humbur të gjithë. Dhe nëse nuk gjendet një marrëveshje për Presidentin, vendi po rrezikon me shpejtësi të rikthehet sërish te zgjedhjet”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një fitore të një partie mbi tjetrën, por për një fitore të shtetit mbi inatin politik.

Në fund, ajo e ka falënderuar Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit në një moment të vështirë dhe i ka uruar suksese në rrugëtimin profesional, akademik dhe personal.

Bekim Sejdiu ka bërë të ditur se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, pas mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përfshirjes së procesit në përplasje të brendshme politike.

kusari-lilasejdiuttërheqjes

Të ngjashme

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

13:10
Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut vjen edhe reagimi i Osmanit

Pas tërheqjes së Bekim Sejdiut vjen edhe reagimi i Osmanit

19:57
Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president

Kurti s’deklarohet rreth tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president

13:07
Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje

Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje

13:02

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë
  • 23:23Çlirim Haziri: Do ta presim gjithë natën në shesh vendimin që përcakton fatin e Kosovës
  • 23:16​Shpërndahen qytetarët që ishin grumbulluar pranë Gjykatës në Hagë
  • 23:10Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator
  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë