Familja e ish-deputetit Gani Koci ka njoftuar se është arritur të mblidhet shuma e nevojshme për trajtimin e kryefamiljarit, i cili po përballet me kancer në mëlçi.
Familja ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan me donacione, shpërndanë apelin apo i mbështetën me lutje gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Falë secilit prej jush, arritëm ta mbledhim shumën e nevojshme për trajtimin e babit tim. Dy vite më herët, kur na thanë se babi ka kancer në mëlçi, bota jonë u shemb. Kishte momente kur mendonim se nuk do t’ia dilnim. Por ju nuk na latë vetëm”, thuhet në reagimin e familjes.
Reagimi:
Sot zemrat tona jon plot me mirenjohje. Fal secilit prej jush, arritem me e mbledh shumen e nevojshme per trajtimin e babit tim.
Dy vite ma heret, kur na thane qe babi ka kancer ne melci, bota jone u shemb. Kishte momente kur mendonim qe nuk kishim me ia dal. Por ju nuk na lat vet. Na dhatet force kur ishim te rrezuem, shprese kur po e humbnim dhe besim me vazhdu luften.
