Edhe disa ditë kanë mbetur nga nata finale ku do të vendoset se kush do të jetë në krye të komunave të Kosovës për mandatin e ri qeverisës 2026-2029.
Disa nga kandidatët për kryetar në këto zgjedhje janë të rinj në këtë garë, e disa të tjerë po rikandidojnë edhe për një tjetër mandat.
Në pozitë te këta kandidatët e fundit të cekur është edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili mbrëmë u përball me kundërkandidatët e tij nga PDK-ja dhe LDK-ja.
