Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 16:43
Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, ka bërë të ditur se Parisi dje i ka bërë një nderim të denjë babait të saj në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale.

Ajo tha se Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën e tyre.

“Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe”.

“Kadare ishte një ndërgjegjje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli”, shkroi Besiana.

Tutej, Besiana Kadare u shpreh se ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, Ismailin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve të politikës.

“Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë”, shkroi ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 10:45Gruda – Vetëvendosjes: Ligjit nuk keni ku t’i ikni, ai do të miratohet
  • 10:42Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm
  • 10:38Kaq ka shkuar numri i të lënduarve nga protesta e mbrëshme - këto janë lëndimet që i pësuan
  • 10:08Hamza: Nuk kemi komunikuar me VV-në, kërkesa jonë është e qartë – të thirret seanca
  • 09:59Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij