Të premten fillimisht parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vonë pasdite pritet shtim i vranësirave, të cilat kryesisht në perëndim të vendit mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 12-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 30°C. /MeteoKosova/



