Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pal Lekaj tregon pse nuk do të jetë pjesë e listës

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 15:55
Pal Lekaj tregon pse nuk do të jetë pjesë e listës

Ish-deputeti i AAK-së dhe ish-ministri, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 Qershorit në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Përmes një statusi në Facebook, Lekaj ka theksuar se AAK-ja nuk është vetëm një subjekt politik, por një familje politike që ka dhënë kontribut të madh në shtetformimin, zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar lartë rolin e Ramush Haradinajt, duke e cilësuar si një ndër ideatorët dhe luftëtarët më të mëdhenj të historisë së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Për më shumë se 26 vite, Ramush Haradinaj ndërtoi një familje të fuqishme politike, duke mbledhur rreth vetes njerëzit më të zotë dhe më të përkushtuar të vendit”, ka deklaruar Lekaj.

Ai ka thënë se gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik ka qenë pranë Haradinajt dhe se këtë e konsideron privilegj të veçantë.

Lekaj bëri të ditur se vendimi për të mos garuar këtë herë vjen për t’u hapur rrugë anëtarëve të rinj të Aleancës, ndërsa premtoi angazhim maksimal për fitoren e AAK-së në zgjedhje.

“I jap mbështetje absolute dhe do të angazhohem edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje”, është shprehur ai.

Në fund, Lekaj u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të AAK-së që të punojnë për fitoren e 7 Qershorit, duke theksuar se Ramush Haradinaj do të mbetet gjithmonë shtyllë dhe themel i kësaj familjeje politike

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë