Gjatë takimeve në fushatën zgjedhore, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ndal për vizitë te Dr. Engjëll Lleshi dhe Dr. Vera Lleshi, së bashku me dy djemtë e tyre, të cilët prej vitesh shërbejnë me nder dhe përkushtim ndaj qytetarëve në ordinancën e tyre.
Gjatë kësaj vizite, 7-shi i AAK-së u rikthye në kujtime të veçanta nga e kaluara, pasi Dr. Engjëll Lleshi e befasoi me disa fotografi të shumë viteve më parë, nga koha kur ishin të angazhuar në aksionin madhor për pajtimin e gjaqeve.
