Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:52
“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po reflektohet në Kosovë, ka deklaruar kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Kushtrim Ahmeti.

Në një lidhje direkte televizive ne “Five” te Dukagjinit, Ahmeti tha se Kosova, si vend që varet 100 për qind nga importi i derivateve, mbetet e ekspozuar ndaj lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare, por sipas tij institucionet nuk kanë ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset.

“Kur je një vend që varet 100 për qind nga importi, është reale që të presësh ndikimin e çmimeve nga jashtë. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrë asnjë veprim për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët, të cilët që nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme janë përballur me rritje të shpejtë të çmimeve të derivateve dhe produkteve të tjera”, tha Ahmeti.

Ai kritikoi mungesën e reagimit institucional, duke thënë se edhe pse Qeveria është në detyrë, sipas tij mund të ndërhyjë në rregulloret ekzistuese për të lehtësuar barrën për bizneset dhe konsumatorët.

“Nuk ka gatishmëri institucionale për ta zgjidhur këtë çështje dhe po mbesim vetëm me deklarata në media. Ata që po e paguajnë faturën janë qytetarët e vendit”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë ka paralajmëruar që në fillim të krizës se rritja e çmimeve të derivateve do të krijojë pasoja për ekonominë.

“Që nga momenti i parë kur ka filluar kriza, kemi njoftuar se do të përballemi me telashe të mëdha, pasi e dimë që Kosova është 100 për qind importuese e produkteve të naftës. Kemi kërkuar organizimin e një tryeze të përbashkët me institucionet, bizneset dhe palët tjera për të gjetur zgjidhje më të shpejta”, tha ai.

Sipas tij, masa të tilla janë ndërmarrë nga vendet e rajonit dhe ato evropiane, përmes uljes së taksave apo lehtësimeve të tjera fiskale.

“Janë zgjidhje të përkohshme që i kanë marrë vendet e rajonit dhe Evropës. Nuk janë masa që nuk ekzistojnë, por praktika që mund të zbatohen edhe në Kosovë”, deklaroi Ahmeti.

Ai kritikoi edhe arsyetimet se ulja e çmimeve nuk bëhet për shkak të fitimeve të kompanive të naftës.

“Nëse mendoni që naftëtarët po fitojnë shumë, atëherë bëni një zgjidhje. Nuk mund të thuhet vetëm se nuk do ta lëvizim çmimin e doganës, akcizës apo TVSH-së”, tha Ahmeti.

Kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë ngriti shqetësim edhe për vështirësitë me të cilat po përballen bizneset prodhuese, përfshirë mungesën e energjisë elektrike gjatë periudhës së temperaturave të larta.

“Bizneset prodhuese që në këtë periudhë kanë rritje të kërkesave për produktet e tyre, qoftë në tregun vendor apo në eksport, po përballen edhe me reduktime të energjisë elektrike. Disa po punojnë me kapacitete të reduktuara”, tha ai.

Ahmeti përmendi edhe kërkesën e bizneseve për heqjen e TVSH-së për produktet esenciale.

“Kemi pasur kërkesë ndaj Ministrisë së Financave që TVSH-ja për produktet esenciale të largohet tërësisht, në mënyrë që të lehtësohet barra për qytetarët”, përfundoi Ahmeti.

ahmetiçmimevekosova

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë
  • 20:41Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore