Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 23:20
"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë një diskutimi ka rishprehur qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me vendimin e Gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë për vendimin, të cilin e konsideron të padrejtë.

“Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me atë vendim, që konsideron thellësisht të padrejtë ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së. Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet”, deklaroi Balla.

Sipas tij, lufta e Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e vendit.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës, përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet, të gjitha kombësitë që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

“Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit”, tha Balla

shqipërisëballapadrejtë

Të ngjashme

Vendimi i padrejtë i Speciales, Kurti: Lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë

Vendimi i padrejtë i Speciales, Kurti: Lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë

08:13

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim
  • 23:11Dy orë me “UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, përfundon nata e gjashtë e protestës në Prishtinë