Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj Muratit, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 09:02
OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj Muratit, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar padi penale ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar se nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme për pensionet e dyfishta të veteranëve dhe se po pengon ekzekutimin e mjeteve që, sipas organizatës, u takojnë me ligj.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati për EO tha se organizata tashmë është duke u përgatitur me avokatë për ngritjen e padisë, ndërsa theksoi se veteranët po përballen me pengesa administrative dhe ekonomike, pavarësisht vendimeve pozitive që kanë marrë.

“Gjykata Supreme e ka kthy në mënyrën më të mirë të mundshme, pozitive, që e ka kthy vendimin që e kemi bë një ankesë edhe e kemi kërku që t’i jepen pensionet e dyfishta (veteranëve), dhe aty janë pranu nga Gjykata Supreme. Kemi shumë ankesa nga veteranët që kanë apliku edhe paratë nuk i ka qit Ministria e Financave. Pengesa është te Ministri i Financave. Ju thotë dikastereve nëpër komuna – qendrave sociale: ‘mos i pranoni dokumentacionet’. Kjo është më e turpshme, që kemi njerëz që edhe dokumentacionin menxi ju ka pranuar kur kanë apliku për pension të dyfishtë, për pensionin e pleqërisë apo pensionin e punës, apo pensionin e veteranit që ka punu e tash ka dalë në pension. Ky ka të drejtë ligjore me pranu kërkesën e veteranit, atëherë çfarë vendimi – negativ apo pozitiv. Kështu që vendimet i lëshojnë pozitiv, po paratë nuk i qesin se s’kanë kthy paratë asnjë deri më sot”, tha Gucati.

Ai tha se OVL-UÇK do t’i drejtohet drejtësisë me padi penale ndaj ministrit në detyrë të Financave.

“Kemi bisedu me disa njerëz ka mundësi që do të bëjmë padi penale. Jemi tu u përgatit edhe me avokatë, edhe me këshilltarin që jemi tu bë përpjekje, që ne do të bëjmë padi penale, për arsye se na takon me bë tash padi penale, që Ministri i Financave nuk i qet mjetet që ju takojnë veteranëve të UÇK-së. Ne kemi veteranë në gjendje të rëndë ekonomike-sociale, kemi veteranë me sëmundje të kancerit – mbi 67 a 80 janë deri më sot siç i kemi informacionet e sakta – dhe të gjithë vuajnë për një injeksion apo për një tabletë me shku me e marrë, apo makinë me shku te mjeku. Kështu që kjo ju takon, e drejta e tyre është e drejtë ligjore, që ligjin e kanë nxjerrë. Gjykata Supreme e ka kthy që na takon pensioni i dyfishtë, edhe ne i bëjmë thirrje edhe një herë Ministrit të Financave, në detyrë Hekuran Murati, që të zbatojë ligjin, asgjë më shumë tjetër, vetëm të zbatojë ligjin të ndahen mjetet. Ministri shumë shpejt do të përballet me padi penale nga organizatat e ndryshme, po edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës që do t’i bëjmë padi penale, për arsye e cila nuk po i aprovon kërkesat e veteranëve apo nuk po e zbaton ligjin”, tha ai.

Gucati tha se numri i ankesave nga veteranët është i madh dhe se shumë prej tyre po detyrohen të ndjekin rrugë gjyqësore për të realizuar të drejtën e tyre.

“Është numri shumë i madh, veç sot mbi 30 vetë i kam pas veteranë në zyre këtu. Që po ankohen te unë që i kanë kthy në negative, diku pozitive po paratë s’kanë dalë. Do të thotë, tash ne duhet t’i drejtohemi secili veç e veç avokatëve. Tash llogarite sa kushton tash mbrojtja me avokat, pë me nxerr atë që i takon. Kështu që kemi shumë, deri më tash kam informacione që janë mbi 2 mijë e sa veteranë që i janë drejtuar”, tha ai.

Sipas tij, pengesa ka edhe në pajisjen e veteranëve me vërtetimet e nevojshme nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.

ovl-uçkpensionetdyfishta

Më shumë nga Lajme

  • 07:38Tri vjet nga rënia e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit
  • 07:33Njofton KEDS, tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:30Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte