Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani uron qytetarët me rastin e Krishtlindjes: Le të kujdesemi jo vetëm sot, por gjatë tërë vitit

GD
Gazeta Demos24 dhjetor 2025 në 19:25
Osmani uron qytetarët me rastin e Krishtlindjes: Le të kujdesemi jo vetëm sot, por gjatë tërë vitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e shpresës, solidaritetit dhe bashkimit si shoqëri.

Osmani theksoi nevojën për kujdes dhe ndihmë për ata që kanë nevojë gjatë gjithë vitit, duke u frymëzuar nga shembulli i Shën Terezës.

Presidentja gjithashtu njoftoi për takimin e saj me Papën Leonin e 14-të, ku përcolli urimet për fillimin e misionit të tij dhe e ftoi të vizitojë Kosovën, duke riafirmuar përkushtimin e vendit për paqe, respekt ndërfetar dhe miqësi me Selinë e Shenjtë.

“Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri. Krishtlindja është shfrytëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Sipas Shën Terezës, le të kujdesemi jo vetëm sonte, por gjatë gjithë vitit që vjen për ata që presin ndihmën tonë dhe kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore. Kam pasur nderin të pritem ditë më parë nga Papa Leoni i 14-të, gjatë këtij takimi përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimet e misionit të tij dhe ftesën e përzemërt për një vizitë në Kosovë. Në këtë frymë biseduam edhe për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si një vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare; me përvojën historike të qëndruesës, sakrificës dhe mbijetesës sonë.

Kosova mbetet e përkushtuar për t’i forcuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe për të avancuar miqësinë tonë historike, duke udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë: paqja, dinjiteti njerëzor, solidariteti dhe respekti.”

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës