Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Lesotos, Sam Matekane, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.
Në një postim publik, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Lesoton, si dhe për forcimin e partneriteteve me shtete dhe partnerë nga mbarë bota.
Ajo ka nënvizuar se këto bashkëpunime janë në interes të ndërsjellë të qytetarëve dhe kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.
