Presidentja Vjosa Osmani është pritur në një takim zyrtar nga Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, gjatë vizitës së saj njëditore në Lubjanë.

Sipas Presidenës, gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj vendit tonë dhe për kontributin e saj në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon”, thuhet në njoftim.