Lutfi Haziri ka deklaruar se ligji për Specialen hap vetëm një mundësi të vogël për ndryshime, ndërsa për të arritur ndryshime më të mëdha nevojitet angazhim i përbashkët i institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.Ai ka thënë se rruga më e mirë është përmes Këshillit të Evropës, duke kërkuar që Kosova të largojë pengesat drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
Haziri: Anëtarësimi në KiE, rruga për ta sfiduar Specialen në Gjykatën Evropiane

“Ky ligj vetëm ka hap një derë të vogël ndryshimi, për të mbërritur tek dera e madhe ka shumë punë. Ekzekutivi, shoqëria civile, Kuvendi i Republikës së Kosovës, presidentja e partenerët tanë. Ky ligj nuk bëhet pa partner”, tha Haziri.Sipas Hazirit, anëtarësimi në KiE do t’i mundësonte Kosovës qasje në mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën ai e sheh si mekanizëm kontrolli edhe ndaj Dhomave të Specializuara.
“Rruga më e mirë për këtë ligj është një mekanizëm, është Këshilli i Evropës. Kosova duhet me u largu urgjent nga pengesat që po e ndalin anëtarësimin e KiE. Mandati i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane. Trëndafilova dhe Dhomat e Specializuara kanë me u dridhë si thupër para saj, sepse është mekanizëm kontrolli”, shtoi ai në Blic Interview.

