Paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë nesh.
Kështu ka deklaruar ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
NATO ishte me popullin tonë në orët më të rënda të historisë dhe mbetet garant i paqes dhe sigurisë në vendin tonë, ka shtuar më tutje Osmani.
Postimi i plotë:
NATO ishte me popullin tonë në orët më të rënda të historisë dhe mbetet garant i paqes dhe sigurisë në vendin tonë.
Pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, me ç’rast falënderova admiralin e NATO-s, George Wikoff, për angazhimin e ushtarakëve të NATO-s, si dhe komandantin e deritanishëm, gjeneralmajorin Ulutaş, për shërbimin dhe përkushtimin e tij. Komandantit të ri, gjeneralmajorit Vergori, i urova suksese në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.
Paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë nesh!