Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 16:21
Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë

Një hetim ndaj një figure të njohur të krimit të organizuar në Goteborg të Suedisë ka përfunduar me një dënim të rëndë me burg, konfiskimin e pasurive me vlerë miliona dhe dëbimin e përjetshëm nga vendi.

52-vjeçari, i cili për rreth 25 vjet konsiderohej pjesë e niveleve të larta të krimit të organizuar në Goteborg, është dënuar nga Gjykata e Apelit me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për vepra veçanërisht të rënda të narkotikëve dhe pastrim të rëndë parash.

Sipas raportimit të mediave suedeze, vendimi përfshin edhe konfiskimin e pasurive të tij në Suedi dhe në Kosovë.

Bëhet fjalë për dy prona të paluajtshme, një veturë luksoze të markës Audi, mjete financiare në banka, para të gatshme, ora dore dhe ari. Gjykata ka vendosur gjithashtu masa për sigurimin e pasurive në vlerë prej 6.1 milionë kronash suedeze, shkruajne mediat atje.

Sipas aktgjykimit, 52-vjeçari ka qenë i përfshirë në trajtimin e 12 kilogramëve kokainë dhe të paktën 300 kilogramëve kanabis. Provat që kontribuuan në dënimin e tij përfshinin materiale përgjimi nga shërbime të enkriptuara të komunikimit, përfshirë EncroChat.

Emri i tij ishte lidhur me botën e krimit të organizuar që në vitin 2001, kur ishte arrestuar pas një shkëmbimi zjarri ndaj grupit kriminal Original Gangsters, në zonën e plazhit Näset në Göteborg. Në atë kohë, ai ishte pjesë e të ashtuquajturës banda Naserligan.

Vitet e fundit, 52-vjeçari e kishte paraqitur veten si biznesmen, por policia vazhdonte ta trajtonte si person me rol strategjik në krimin e organizuar.

Prokurorja Hediye Kurt ka theksuar për gazetën Göteborgs-Posten rëndësinë e konfiskimit të pasurive dhe vendimit për dëbimin e tij.

Pavarësisht se ka dy fëmijë të mitur, gjykata ka vendosur që ai të dëbohet përgjithmonë nga Suedia.

I dënuari i mohon akuzat dhe, sipas raportimeve, planifikon ta ankimojë vendimin në Gjykatën Supreme të Suedisë.

vjetsuedikosovë

Të ngjashme

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

16:21
Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

16:04
Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

11:52

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish në Kosovë
  • 17:05BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
  • 17:04Ganimete Musliu reagon për kërcënimet ndaj gazetarëve: Fushatat linçuese janë su*lm ndaj fjalës së lirë
  • 16:50Vitia paralajmëron për rikthimin e fruthit në Kosovë, u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët
  • 16:43Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit