Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me kërcënimet, presionet dhe fushatat linçuese ndaj gazetarëve, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe sulm ndaj lirisë së shprehjes.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka theksuar se liria e mediave është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe se gazetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë profesionin e tyre pa frikë dhe pa ndërhyrje.
“Si anëtare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e theksoj qartë se liria e mediave është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe të një shoqërie të lirë”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka dënuar çdo formë presioni ndaj gazetarëve, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i trajtojnë seriozisht rastet e kërcënimeve.
“Kërcënimet, presionet dhe fushatat linçuese ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe përbëjnë sulm ndaj fjalës së lirë, informimit të drejtë dhe interesit publik. Gazetarët duhet të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa frikë, pa intimidim dhe pa ndërhyrje politike apo institucionale”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë:




