Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi të jepte dorëheqje.
“Mirënjohja dhe respekti im për presidentin Trump dhe sekretarin Rubio mbeten të palëkundura. Jam krenare për atë që arritëm së bashku dhe do të jem gjithmonë një mbështetëse besnike e presidentit Trump dhe misionit të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe”, shkroi ajo.



