Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka paraqitur në Komisionin për Legjislacion tri propozime për përfshirje në planin e punës së komisioni
Ai ka kërkuar monitorimin e zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe atë Administrative, hartimin e Ligjit për Deputetët, si dhe shqyrtimin e mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar kundër korrupsionit.
Tahiri ka theksuar se këto nisma synojnë forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetin e drejtësisë dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.
